Mirësevini në TRONIX

TRONIX operon si distributor në sektorin automotive me disa brande të njohura në të gjithë globin.

Tronix u themelua në vitin 2017 në Tiranë. Fillimi nuk ishte i lehtë por e kujtojmë me një buzëqeshje.

Ne ndajmë të njëjtin passion për makinat ashtu si edhe ju. Fokusi jonë është t’ju ofrojmë një eksperiencë të shkëlqyeshme përmes një shërbimi të jashtëzakonshëm dhe cilësisë së lartë të produkteve tona.

Ne jemi një skuadër profesionistësh që punojmë shumë që t’ju ofrojmë produktet më të mira, me çmimet më të mira, e të dorëzuara sa më shpejt në derën tuaj. Nga puna dhe dedikimi, TRONIX kultivon një kulturë unike të kënaqësisë së konsumatorit që na bën ne të veçantë në vendin tonë. Vizioni ynë është që të bëhemi emri më i admiruar nga klientët tanë, punojësit tanë dhe partnerët.

Ne kërkojmë bashkëpunim të afërt me partnerët tanë të biznesit, të bazuar në besnikëri, besueshmëri dhe sinqeritet. Në vend që të kënaqemi me suksese afatshkurtra, synojmë të krijojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët dhe klientët tanë. Parimi jonë është “Ji i kënaqur me punën tënde vetëm në qoftë se partnerët dhe klientët janë të kënaqur me ty.”

Punonjësit tanë janë aseti më i madh i kompanisë. Çdo gjë që kemi arritur është bërë e mundur nga ambienti miqësor i punës. Në kompaninë tonë bashkëpunimi bazohet në sinqeritet, respekt reciprok dhe besim. Këto janë vlerat që aplikohen në përditshmëri në punën tonë.

Partnerët

Ne kërkojmë bashkëpunim të afërt me partnerët tanë të biznesit, të bazuar në besnikëri, besueshmëri dhe sinqeritet.

Menu