TRANSPORTI

Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Shqipëri

Të gjitha blerjet e konfirmuara para orës 14:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe do të nisen brenda ditës. Blerjet e konfirmuara pas orës 14:00 në ditët zyrtare të punës do të dërgohen ditën e nesërme të punës. Porositë e bëra ditën e dielë ose në ditët e festave zyrtare do të dërgohen në ditën pasardhëse të punës. 

Kostot e transportit

Afati kohor për shpërndarjen e porosive varet nga largësia e qytetit ku banoni:

Për porositë në qytetin e Tiranës, dërgesa mbërrin tek ju brenda 24 orësh pasi ju keni porositur produktin online dhe transporti kushton vetëm 200 lekë.

Ndërsa për qytetet e tjera, dërgesa mbërrrin tek ju 24-48 orë pasi ju keni porositur produktin online dhe transporti kushton vetëm 300 lekë.

Për blerje mbi 10 000 lekë, transporti do të jetë falas, pavarësisht qytetit ku do të dërgohet porosia.

Transporti për Klientët e regjistruar në platformën B2B do të jetë falas, në varësi të vlerës së faturës dhe vendodhjes së biznesit.

Probleme me porosinë

Ne duam që ju të keni eksperiencën më të mirë në Shqipëri me blerjet elektronike, prandaj nëse hasni çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail.

Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Rajon

Afati maksimal i dërgimit të porosisë në Republikën e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, është jo më shumë se 5(pesë) ditë pune.  Menjëherë pas konfirmimit të porosisë, ju do të telefonoheni nga stafi ynë, për t’ju informuar mbi koston e transportit dhe kohën e dërgesës.

Menu