Nuk ka produkte në karrocë.
MUNDËSI KTHIMI
Nëse gjatë blerjes tek ne , produkti nuk është brenda pritshmërisë tuaj dhe dëshironi kthimin e lekëve, lajmërimi për kthimin e produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim.
Produktet që ktheni, duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes apo provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit.
Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?
Për të realizuar një kërkesë kthimi duhet që:
- Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
- Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
- Produkti duhet të ketë të gjithë aksesorët përkatës.
- Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta kenë të padëmtuar pullën e sigurisë dhe të palëvizur.
- Amballazhimi i produktit duhet të jetë original, i rregullt dhe me të gjithë aksesorët dhe materialet e tij (manuali i përdorimit, fletëpalosje, fletëgarancitë, etj.).
Në rastet kur produkti ju vjen i dëmtuar na lajmëroni brenda ditës që keni marrë në dorëzim pakon.
Si mund ta përdorni vlerën monetare sërish?
Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brenda 24 – 48 orësh. Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet e-mailit ose telefonit për porosine e re ose rimbursimin e vlerës së produktit.
Në rastin e rimbursimit, ky proces do të kryhet përmes pagesës në llogarinë tuaj bankare, llogarive në Pay Pal ose përmes kartës së kreditit. Në rastet e kthimit në dyqanin fizik, rimbursimi bëhet menjëherë aty.
Kostoja e transportit nuk është e rimbursueshme. Nëse ju merrni një rimbursim, kostoja e transportit do të deduktohet nga rimbursimi i akorduar.
Në qoftë se gjatë verifikimit rezulton se produkti nuk plotëson një nga kushtet e kthimit, produkti do t’ju kthehet sërisht.