Rregullat e mbrojtjes së privatësisë

Tronix sh.p.k kryen mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në respektim të Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është qe të sigurojë shpërndarjen korrekte të porosive të bëra përmes faqes zyrtare online, të përmirësojë cilësinë e shërbimit, të lejojë komunikimin e informacionit lidhur me porositë e bëra dhe me ofertat e Tronix të cilat mund t’i interesojnë Klientit dhe të përmbushin sa më mirë pritshmëritë e tij të mëvonshme.

Të dhënat personale mbrohen përmes fjalëkalimit që përdorni për të kryer blerjen online. Klienti merr përsipër të mbajë gjithmonë sekret dhe konfidencial fjalëkalimin e tij.

Nëse Klienti mendon apo ka dyshime se llogaria e tij po rrezikohet, ai menjëherë do të njoftojë Tronix.

Çfarë të drejtash keni mbi të dhënat personale?

Kompania jonë dëshiron të sigurohet që ju jeni plotësisht të vetëdijshëm dhe te informuar për të gjitha të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Çdo përdorues i faqes zyrtare online gëzon të drejtat e mëposhtëme:

  • E drejta e aksesit: Ju keni të drejtë t’i kërkoni kompanisë tone një kopje të të dhënave tuaja personale. Ne mund t’ju tarifojmë një vlerë të vogël për këtë shërbim.
  • E drejta për të korrigjuar: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të korrigjojë çdo informacion që ju besoni se është i pasaktë. Ju gjithashtu keni të drejtë të kërkoni nga kompania jonë të plotësojë informacionin që besoni se është i paplotë.
  • E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të kufizojë përpunimin e të dhënave tuaja personale duke u gjendur në kushte të caktuara.
  • E drejta për të fshire të dhëna: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të fshijë të dhënat tuaja personale duke u gjendur në kushte të caktuara.
  • E drejta për të kundërshtuar përpunimin: Ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga kompania jonë duke u gjendur në kushte të caktuara.
  • E drejta për transferuar të dhëna: Ju keni të drejtë të kërkoni që kompania jonë të transferojë të dhënat që ne kemi mbledhur per ju në një organizatë tjetër, ose direkt tek ju në kushte të caktuara.

Çfarë të dhënash mbledhim?

Ne mund të mbledhim informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin dhe mbiemrin.
  • Informacione kontakti që përfshijnë adresën e emailit, numrat e telefonit.
  • Informacione demografike si vendi, rajoni, qyteti, adresa e shtëpisë, kodi postar, preferencat dhe interesat.
  • Çdo Informacion tjetër lidhur me sondazhet dhe / ose ofertat e klientëve.

Çfarë bëjmë me informacionin që ne mbledhim?

Ne i kërkojmë këto informacione për të kuptuar nevojat tuaja dhe për t’ju ofruar një shërbim më të mirë, dhe veçanërisht për arsyet e mëposhtme:

  • Mbajtja e regjistrave të brendshëm.
  • Ne mund të përdorim informacionin për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.
  • Ne mund të dërgojmë në mënyrë periodike emaile promovuese për produkte të reja, oferta speciale ose informacione të tjera te cilat mendojmë se mund t’ju duken interesante duke përdorur adresën e postës elektronike që keni dhënë.
  • Kohë pas kohe ne gjithashtu mund të përdorim informacionin tuaj për t’ju kontaktuar për qëllime të hulumtimit të tregut. Ne mund t’ju kontaktojmë nëpërmjet emailit, telefonit, faks ose postë. Ne mund të përdorim informacionin për të personalizuar faqen e internetit në përputhje me interesat tuaja.

Menu