Nuk ka produkte në karrocë.
MUNDËSI KTHIMI
Nëse gjatë blerjes tek ne , produkti nuk është brenda pritshmërisë tuaj dhe dëshironi kthimin e lekëve, lajmërimi për kthimin e produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim.
Produktet që ktheni, duhet të jenë në kutinë origjinale; me paketimin dhe ambalazhimin e tyre; të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë hapjes apo provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit.
Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?
Për të realizuar një kërkesë kthimi duhet që:
- Produkti nuk duhet të jetë i dëmtuar.
- Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
- Produkti duhet të ketë të gjithë aksesorët përkatës.
- Produktet me pulla sigurie në paketim duhet ta kenë të padëmtuar pullën e sigurisë dhe të palëvizur.
- Amballazhimi i produktit duhet të jetë original, i rregullt dhe me të gjithë aksesorët dhe materialet e tij (manuali i përdorimit, fletëpalosje, fletëgarancitë, etj.).
Në rastet kur produkti ju vjen i dëmtuar na lajmëroni brenda ditës që keni marrë në dorëzim pakon.
Si mund ta përdorni vlerën monetare sërish?
Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brenda 24 – 48 orësh. Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet e-mailit ose telefonit për porosine e re ose rimbursimin e vlerës së produktit.
Në rastin e rimbursimit, ky proces do të kryhet përmes pagesës në llogarinë tuaj bankare, llogarive në Pay Pal ose përmes kartës së kreditit. Në rastet e kthimit në dyqanin fizik, rimbursimi bëhet menjëherë aty.
Kostoja e transportit nuk është e rimbursueshme. Nëse ju merrni një rimbursim, kostoja e transportit do të deduktohet nga rimbursimi i akorduar.
Në qoftë se gjatë verifikimit rezulton se produkti nuk plotëson një nga kushtet e kthimit, produkti do t’ju kthehet sërisht.
TRANSPORTI
Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Shqipëri
Të gjitha blerjet e konfirmuara para orës 14:00 në ditët zyrtare të punës do të proçesohen dhe do të nisen brenda ditës. Blerjet e konfirmuara pas orës 14:00 në ditët zyrtare të punës do të dërgohen ditën e nesërme të punës. Porositë e bëra ditën e dielë ose në ditët e festave zyrtare do të dërgohen në ditën pasardhëse të punës.
Kostot e transportit
Afati kohor për shpërndarjen e porosive varet nga largësia e qytetit ku banoni:
Për porositë në qytetin e Tiranës, dërgesa mbërrin tek ju brenda 24 orësh pasi ju keni porositur produktin online dhe transporti kushton vetëm 200 lekë.
Ndërsa për qytetet e tjera, dërgesa mbërrrin tek ju 24-48 orë pasi ju keni porositur produktin online dhe transporti kushton vetëm 300 lekë.
Për blerje mbi 10 000 lekë, transporti do të jetë falas, pavarësisht qytetit ku do të dërgohet porosia.
Transporti për Klientët e regjistruar në platformën B2B do të jetë falas, në varësi të vlerës së faturës dhe vendodhjes së biznesit.
Probleme me porosinë
Ne duam që ju të keni eksperiencën më të mirë në Shqipëri me blerjet elektronike, prandaj nëse hasni çfarëdolloj problemi me porosinë, ju lutem kontaktoni shërbimin e kujdesit të klientit nëpërmjet telefonit apo e-mail.
Kushtet e Dërgimit të Porosisë në Rajon
Afati maksimal i dërgimit të porosisë në Republikën e Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, është jo më shumë se 5(pesë) ditë pune. Menjëherë pas konfirmimit të porosisë, ju do të telefonoheni nga stafi ynë, për t’ju informuar mbi koston e transportit dhe kohën e dërgesës.
KRYERJA E PAGESËS
– Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.tronix.al
– Klienti mund të kryejë pagesën me:
- Kartë bankare debiti ose krediti (Visa Card/MasterCard)
- PayPal
- Pagesë në llogarinë bankare
- Paguaj me Lekë në dorë kur merr porosinë (deri ne kufirin ligjor te transaksioneve ne cash)
– Në rast se Tronix gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së klientit, pagesës së klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.
– Të dhënat bankare të klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Tronix dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Tronix.